Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dosja kalon për gjykim, Paplekaj akuzohet për vrasje me dashje

 Paplekaj ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës pas publikimit të pamjeve në media, ku paraqitet skena e plotë e vrasjes. 

3 Tetor 2022, 11:26 Nga f.g
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Dosja kalon për gjykim, Paplekaj akuzohet
Pjerin Xhuvani dhe Arber Paplekaj

TIRANE- Dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit është dërguar për gjykim. Pas disa shtyrjesh, sot në seancën e shtatë të mbajtur në Elbasan, është marrë vendimi pa prezencën e vetë të akuzuarit Arbër Paplekaj. Këtij të fundit iu rikonfirmua masa e sigurisë 'arrest me burg' ndërsa për dy ish-nëndrejtorët e policisë, Niko Palla dhe Albert Nushi, është lënë aktive e njëjta masë sigurie, “arrest shtepie”.

Dosja tashmë kalon për gjykim dhe ndaj Paplekajt rëndon akuza për 'vrasje me dashje në rrethana cilësuese', për të cilën ai rrezikon nga 20 deri në burgim të përjetshëm. 

Seanca u zhvillua pas mospranimit të Paplekajt për tu gjykuar pasi kërkonte një rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës pas publikimit të pamjeve në media, ku paraqitet skena e plotë e vrasjes. 

Si ndodhi vrasja?

Më 21 prill 2021, 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, përkrahës i Partisë Socialiste. Paplekaj ishte pjesë e një "SMV", strukture për Mbrojtjen e Votës e ngritur në Elbasan nga PD. Pas një sherri verbal pasi SMV dyshonte se Xhuvani ishte pjesë e një grupi që blinin vota, ndodhi vrasja ku mbeti i pajetë Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë. 

Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë. Paplekaj, një ish efektiv i RENEA u vetëdorëzua dhe pranoi krimin duke thënë se e kishte bërë goditjen pasi ishte qëlluar më parë me armë zjarri. 

arber paplekaj vrasja e pjerin xhuvanit

Sondazh

Poll