Aktualitet

U rindërtua nga Qeveria pas tërmetit, shpërthejnë depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare në Durrës

Rreth 540 nxënësit e arsimit 9-vjeçar të shkollë “Vëllezërit Haradinaj”, janë njoftuar kur kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave.

3 Tetor 2022, 12:09 Nga A.B
U rindërtua nga Qeveria pas tërmetit, shpërthejnë depozitat
Shkolla

DURRËS- Ditën e sotme, kanë shpërthyer depozitat e ujit në shkollën 9-vjeçare 'Vëllezërit Haradinaj' në Durrës. Për këtë shkak, është pezulluar përkohësisht procesi mësimor. Rreth 540 nxënësit e arsimit 9-vjeçar të shkollë “Vëllezërit Haradinaj”, janë njoftuar kur kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në shkollë për defektin në sistemin e kaldajave, dëmtimi i të cilave ka shkarkuar ujë në pothuajse të gjitha katet e objektit.

Kjo është një ndër shkollat e rindërtuara pas tërmetit në vitin 2020.

Kryeministri Edi Rama ndau në atë kohë pamje nga ambientet e shkollës. 

Mirëmëngjes dhe me një tjetër shkollë për marshallah, “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama në atë kohë.

shperthejne depozitat e ujit ne shkolle durres

Sondazh

Poll