Aktualitet

FOTO- Kamioni përplas qytetarin në Tiranë, dëshmitarët: E mori zvarrë në asfalt

Një kamion ka përplasur në mes të rrugës një qytetar që ishte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime fizike.

3 Tetor 2022, 13:12 Nga A.B
FOTO- Kamioni përplas qytetarin në Tiranë, dëshmitarët:
Aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë. Raportohet se një kamion ka përplasur në mes të rrugës një qytetar që ishte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime fizike.

I aksidentuari për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët tregojnë se kamioni e mori disa metra zvarrë në asfalt. 

Qytetari është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës. 

kamioni perplas qytetarin

Sondazh

Poll