Aktualitet

Grabitje me armë në Kosmaç të Shkodrës, Policia: Hajdutët u futen kur s’kishte njeri në shtëpi

Grabitësit kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë marrë një shumë parash rreth 1 mijë paundë dhe sende të tjera me vlerë.

3 Tetor 2022, 11:44 Nga f.g
Grabitje me armë në Kosmaç të Shkodrës, Policia:
Foto ilustrim

SHKODER- Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një banesë në fshatin Kosmaç në Shkodër. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë. Grabitësit kanë hyrë të maskuar në banesë dhe kanë marrë një shumë parash rreth 1 mijë paundë dhe sende të tjera me vlerë. Personi që ka hyrë për të grabitur ka shkuar direkt në dhomën ku ndodheshin paratë, çka lë të kuptohet se ishte i afërm i personave që janë grabitur. 

Por Polica e Shkodër pretendon se nuk ka pasur një vjedhje me armë, pasi sipas tyre, denoncimi është bërë nga vetë i zoti i banesës, i cili ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur vjedhja, në banesë nuk ka qenë asnjë person. Gjithashtu, ai ka deklaruar se autorët e vjedhjes i ka parë në momentin që janë larguar nga banesa dhe nuk ka vënë re që të kenë pasur armë me vete.

Po ashtu, mësohet se Policia ende nuk i ka gjetur autorët, por ka rënë në gjurmë të tyre pasi ka gjetur skafandrat e motorëve që dyshohet se janë përdorur në grabitje. Skafandrat e gjetura kanë patur njolla gjaku ndaj dyshohet se autorët kanë qenë të plagosur në momentin që janë larguar nga banesa e grabitura. Ndërkohë që nga "blutë" e Shkodrës nuk është bërë me dije as identiteti i personave që kanë rënë pre e grabitjes. 

grabitje me arme ne kosmac

Sondazh

Poll