Aktualitet

Trupi i Gjergj Xhuvanit mbërrin në Tiranë, miq e familjarë do t’i japin lamtumirën e fundit regjisorit

20 Gusht 2019, 08:22 Nga DOSJA
Trupi i Gjergj Xhuvanit mbërrin në Tiranë, miq e familjarë

TIRANË- Ka mbërritur në Shqipëri trupi i regjisorit Gjergj Xhuvani, i cili u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare.

Kineasti ndërroi jetë më datë 14 gusht të këtij viti në Romë pas një arresti kardiak që pësoi, teksa ndodhej atje për xhirimet e filmit të tij më të ri, ‘Liqeni im’.

Trupi i tij është marrë nga familjarët, ndërsa do të përcillet për në banesën e fundit në orën 14:00.

Në ceremoninë e varrimit, e cila do të jetë private,  do të marrin pjesë familjarët, të afërmit dhe miqtë e regjisorit të ndjerë.

Ndërkohë,  djali i të ndjerit, Konstadin Xhuvani kërkoi leje në burg për të marrë pjesë në varrimin e të atit.

Kush është Gjergj Xhuvani?

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet Dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Ka punuar si regjisor në filma mjaft të njohur për publikun, si “Në kërkim të kujt”, “Lindje, perëndim, lindje”, “I dashur armik”, “Parrullat” etj.Qe i pari kineast shqiptar që mundi të çojë Shqipërinë në Kanë përmes filmit “Parrullat” në vitin 2001.

Regjisori Xhuvani ka dhënë kontributin e tij në kinematografinë shqiptare edhe si skenarist në filma si “Parrullat”, “I dashur armik”, “Në kërkim të kujt” etj.

(a/m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj xhuvani tirane vdekja e gjergj xhuvanit vjen trupi i xhuvanit gjergj xhuvani tirane vdekja e gjergj xhuvanit vjen trupi i xhuvanit

Sondazh

Poll