Aktualitet

Ambasada e SHBA tregon si do funksionojë SPAK: Do të hetojë ‘të paprekshmit’ dhe zyrtarët e tanishëm (VD)

20 Gusht 2019, 07:10 Nga DOSJA
Ambasada e SHBA tregon si do funksionojë SPAK: Do të hetojë

TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë prej ditësh publikon videon në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe ecurinë e saj. Teksa pak ditë më parë tregoi se si do të ngrihej dhe pse tashmë Gjykata Kushtetuese do të jetë e pavarur, sot tregon se çfarë është SPAK.

Si do të funksionojë SKAP? Kjo është pyetja që ambasada i jep përgjigje me anë të videos më poshtë, ku tregohen detaje për këtë strukturë të re.

Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë”, shkruhet në njoftim.

POSTIMI I PLOTË

Në videon e kaluar, mësuat mbi Gjykatën Kushtetuese. Këtë javë, do të flasim për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar, ose shkurt SPAK. Pse nevojitet SPAK dhe si do t’i ndjekë penalisht ky institucion rastet e korrupsionit në nivelet më të larta? Mësoni se si SPAK do të jetë një organ i pavarur, jo i politizuar, i cili do të hetojë dhe ndjekë penalisht “të paprekshmit” e Shqipërisë, duke përfshirë zyrtarë të tanishëm dhe ish-zyrtarë të lartë. #CfareEshteReformaNeDrejtesi #NdalKorrupsionit

Gjatë muajit gusht, ku debati për Reformën në Drejtësi është rikthyer në vend dhe spekticizmi për të është rritur, ambasada e SHBA ka marrë përsipër të tregojë se si reforma po ecën përpara. Me anë të videove shpjeguese selia diplomatike në Tiranë ka treguar pavarësinë dhe efektshëmrinë që do ketë kjo reformë kur të zbatohet e plotë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e shba cfare eshte spak reforma ne drejtesi spak ambasada e shba cfare eshte spak reforma ne drejtesi spak

Sondazh

Poll