Politike

Shtohen me 15.9% të ardhurat/ Ibrahimaj: Faktor, rritja e çmimeve. Amnistia do përdoret për 'kullat'? S'ka lidhje

Delina Ibrahimaj u shpreh se ka pasur një rritje në sektorin e ndërtimit si dhe të prodhimit, gjë që solli edhe pyetjet lidhur me aksionin e konfiskimit të kullave në Tiranë. 

3 Tetor 2022, 11:30 Nga k.m.
Shtohen me 15.9% të ardhurat/ Ibrahimaj: Faktor, rritja e çmimeve.
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Të ardhurat në vend në 8 mujorin e parë të vitit janë rritur me 15.9%. Të dhënat më të fundit janë bërë me dije nga Ministria e Ekonomisë dhe e Financave, Delina Ibrahimaj, duke pretenduar se shkak është bërë rritja e çmimeve dhe aktiviteti ekonomik në vend. Gjatë konferencës së saj për shtyp, megjithatë Ibrahimaj u shpreh se ka pasur një rritje në sektorin e ndërtimit si dhe të prodhimit, gjë që solli edhe pyetjet lidhur me aksionin e konfiskimit të kullave në Tiranë. 

Ibrahimaj tha se nuk ka asnjë lidhje me amnistinë fiskale, pasi këtë të fundit e ka votuar shumica e qytetarëve të Shqipërisë disa muaj më parë, e se nuk ka asnjë lidhje me "pastrimin" e parave që përdoren për ndërtime. 

"Amnistria fiskale? Ne kemi qenë shumë të qartë për qëllimin e amnistisë fiskale. Në fund të vitit të shkuar bëmë një pyetësor. Ishin pro amnistisë fiskale dhe penale. Ligji shqiptar vepron në Shqipëri, do të aplikohet për të gjithë qytetarët shqiptarë. A do të legalizojë burimet e paligjshme? Nuk do të ketë legalizime të një ndërtimi të paligjshëm. Amnistria ka nisur si një proces shumë kohë më para, para nismës ligjore. Rritja e normave të interesit do të ketë një efekt në kreditim, por janë efekt i krizës që do të ndihmojnë. Por kjo është edhe arsyeja pse duhet të kemi shumë kujdes,"- tha ministrja ndër të tjera në fjalën e saj. Po ashtu, ministrja shpjegoi se akoma nuk është bërë një vlerësim i kostos që pallatet e konfiskuara pa leje duhet t’i paguajnë shtetit për të riblerë hapësirën e tyre.

vijon...

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll