Politike

Ndryshimet territoriale/ Alibeaj dhe deputetët e PD paraqesin propozimet finale (RAPORTI)

Alibeaj propozon që të rritet numri i Bashkive, nga 61 në 94. 

3 Tetor 2022, 11:05 Nga A.B
Ndryshimet territoriale/ Alibeaj dhe deputetët e PD paraqesin propozimet
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Grupi parlamentar i Deputetëve të Partisë Demokratike që mbështesin Enkelejd Alibeaj, kanë prezantuar ndryshimet në reformën territoriale. Alibeaj propozon që të rritet numri i Bashkive, nga 61 në 94. 

Me këto ndryshime, do të ketë dhe ulje të banorëve për njësi vendore, nga 75 mijë në 50 mijë. Me rritjen e numrit të bashkive, rritet edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin.

DISA NGA PROPOZIMET:

-Nga 61 bashki që është sot, shkon në 94 bashki

-Ulet nga 75 mijë në 50 mijë numri i banorëve për njësi vendore

-Ulet nga 471 km2 në 315 km2 sipërfaqja mesatare për njësi vendore

-Rritet nga 61 kryetarë në 94 kryetarë numri i të zgjedhurve vendorë. Numri i këshilltarëve rritet nga 1607 në 2114

-Numri i bashkive për qark rritet nga 5.1 bashki në 7.4 bashki.

PROPOZIMET:

QARKU BERAT (SHTOHEN 2 BASHKI)

1-  Bashkia Shpirag
2-  Bashkia Otllak

QARKU DIBËR (SHTOHEN 4 BASHKI)

3-  Bashkia Maqellarë
4-  Bashkia Kastriot
5-   Bashkia Lurë
6-   Bashkia Shupenzë

QARKU DURRËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

7-            Bashkia Sukth

8-            Bashkia Fushë-Krujë

QARKU ELBASAN (SHTOHEN 3 BASHKI)

9-            Bashkia Shpat

10-          Bashkia Bradashesh

11-          Bashkia Lunik

QARKU FIER (SHTOHEN 4 BASHKI)

12-          Bashkia Levan

13-          Bashkia Dushk

14-          Bashkia Ardenicë

15-          Bashkia Fratar

QARKU KORÇË (SHTOHEN 5 BASHKI)

16-          Bashkia Voskopojë

17-          Bashkia Leskovik

18-          Bashkia Drenovë

19-          Bashkia Pojan

20-          Bashkia Starovë

QARKU KUKËS (SHTOHEN 2 BASHKI)

21-          Bashkia Shishtavec

22-          Bashkia Bicaj

QARKU LEZHË (SHTOHEN 4 BASHKI)

23-          Bashkia Bregu I Matës

24-          Bashkia Orosh

25-          Bashkia Zadrimë

26-          Bashkia Milot

BASHKIA TIRANË (SHTOHEN 3 BASHKI)

27-          Bashkia Farkë

28-          Bashkia Kashar

29-          Bashkia Dajt

BASHKIA VLORË (SHTOHEN 4 BASHKI)

30-          Bashkia Kotë

31-          Bashkia Novoselë

32-          Bashkia Orikum

33-          Bashkia Ksamil

reforma territoriale 2022

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll