Aktualitet

Sindikata e pedagogëve: Do dalim në protestë më 5 tetor, ka pasur përpjekje për intimidim

Me anë të një deklarate, sindikata ka deklaruar se protesta do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

3 Tetor 2022, 11:04 Nga I.A
Sindikata e pedagogëve: Do dalim në protestë më 5 tetor, ka
Universiteti i Tranes

TIRANË- Sindikata e pedagogëve kanë paralajmëruar protestë masive më datë 8 tetor. Me anë të një deklarate, sindikata ka deklaruar se protesta do të vazhdojë deri sa të plotësohen kërkesat e tyre. Po ashtu përfaqësuesi i sindikatës ka theksuar se ka pasur tentativa për të intimiduar pedagogët në mënyrë që të mos dalin në protestë. Gjithashtu në lidhje me tentativat që janë bërë, përfaqësuesi i sindikatës u ka bërë thirrje drejtuesve të institucioneve që të qëndrojnë në lartësinë e detyrës dhe të mos intimidojnë. Po ashtu sindikata ka paralajmëruar edhe bojkotin e mësimdhënies, nëse nuk plotësohen kërkesat.

"Le të bëhemi këtë herë të gjithë bashkë në emër të misionit tonë akademik për ta bërë këtë profesion misionarë të mirëpaguar. Të mërkurën 5 tetor ora 11 të bëhemi bashkë mnisioni ynë nuk mbetet vetëm brenda mureve të auditoreve. Të jemi bashkë për një vlerësim dinjitioz. Do qëndrojmë fort për të realizuar kërkesat tona legjitime. Larg interesit politik. Kolegët e unuiversiteteve në mbarë Shqipërinë të mbështesin protestën të mërkurën, le ta bëjmë këtë godinë simbolin e qendresës akademike. U na bashkoni që të bëhemi bashkë më 5 tetor. Nuk po kërkojmë vetëm rritje pagash, pasi misioni ynë nuk ka njësi matëse. Ftojmë të gjithë kolegët tanë në të gjitha rrethet, këtu në 5 tetor në orën 11:00. Le ta bëjmë këtë godinë qëndresë. Drejtues të institucioneve ju bëjmë thirrje; Qëndroni në lartësinë e detyrës, mos intimidoni. Ka pasur kërkesa direkte dhe indirekte për të mos marrë pjesë në protestë. Ne do të qëndrojmë fortë deri në plotësimin e kërkesave. Bojkoti është një nga mënyrat që do të aplikohet”, tha përfaqësuesi i sindikatës.

Po çfarë kërkojnë pedagogët?

Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023. Ritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023.

sindikata e pedagogëve protesta e pedagogave

Sondazh

Poll