Aktualitet

'Më morën vëllanë...'/ Detaje nga pengmarrja e Indrit Beqirajt, Policia i ndoqi makinën që e rrëmbeu, të riun e hodhën në rrugë

Ngjarja, e cila u raportua fillimisht nga Dosja.al, duket se ka ndodhur për disa orë. Teksa dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj po qarkullonin me një motomjet, një makinë u ka prerë rrugën.

3 Tetor 2022, 11:15 Nga k.m.
'Më morën vëllanë...'/ Detaje nga pengmarrja e
Foto ilustruese

TIRANË- Detaje të reja janë mësuar nga pengmarrja e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës. Ngjarja, e cila u raportua fillimisht nga Dosja.al, duket se ka ndodhur për disa orë. Teksa dy vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiraj po qarkullonin me një motomjet, një makinë u ka prerë rrugën. Në këtë moment ka nisur përplasja fizike mes tyre, personat ende të paidentifikuar kanë future në makinë Indrit Beqirajn dhe janë larguar.

Menjëherë duket se Gentiani ka marrë në telefon Policinë për të raportuar pengmarrjen e vëllait të tij, kështu që Policia është vënë në ndjekje të mjetit që raportoi i riu. Në momentin që personat që po udhëtonin me pengun, kanë kuptuar se po ndiqeshin nga uniformat blu, kanë zbritur nga makina Indrit Beqirajn dhe më pas janë larguar. Deri më tani, edhe pse nuk e publikoi njoftimin për ngjarjen, Policia raporton se i ka identifikuar 4 personat që morën peng të riun, por nuk i ka bërë me dije emrat e tyre. 

merret peng indrit beqiraj indrit beqiraj

Sondazh

Poll