Aktualitet

FOTO/ Këto janë dy vëllezërit Beqiraj që u dhunuan, njëri prej tyre u mor peng për 2 orë

Një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor. Në këtë moment ato janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin 4 persona dhe janë konfliktuar me këto të fundit.

3 Tetor 2022, 10:43 Nga A.B
FOTO/ Këto janë dy vëllezërit Beqiraj që u dhunuan,
Indrit dhe Gentian Beqiraj

TIRANË- Personat në foto janë dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët u dhunuan fizikisht në autostradën Tiranë-Durrës. Ishte Dosja.al ajo e cila raportoi e para lajmin e pengmarrjes së Indritit. 

Një makinë u ka prerë rrugën dy vëllezërve Beqiraj, të cilët po udhëtonin me një motor. Në këtë moment ato janë drejtuar drejt makinës në të cilën udhëtonin 4 persona dhe janë konfliktuar me këto të fundit.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet kanë marrë me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, për rreth 500 metra, por më pas e kanë nxjerrë nga mjeti dhe janë larguar. 4 personat janë shpallur në kërkim nga policia. Dy grupet dyshohet se kanë pasur konflikte për pazare droge. Dy vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj janë të skeduar si trafikantë droge. Ata janë arrestuar në vitin 2013 nga policia për mbajtje të armëve pa leje si dhe për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Policia e cila ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar, po heton në dy drejtime të ndryshme, edhe versionin e një konflikti çasti, por edhe të konflikteve që vëllezërit mund të kenë pasur më herët me autorët.

indrit beqiraj gentian beqiraj

Sondazh

Poll