Aktualitet

9 muaj në detyrë! Shkarkohet drejtori i Shërbimeve Komunitare në Gjirokastër, kush e zëvendëson

Në vend të tij, është vendosur Astrit Kore.

3 Tetor 2022, 10:14 Nga A.B
9 muaj në detyrë! Shkarkohet drejtori i Shërbimeve Komunitare
Gjirokaster

GJIROKASTËR- Shkarkohet nga detyra, kreu i drejtorisë së Shërbimeve Komunitare Utilitare Iljaz Memushi, i cili e mbante këtë post prej 9 muajsh. Në vend të tij, është vendosur Astrit Kore.

Mirëpo, Memushi nuk ka mbetur pa një post. Raportohet se ai është vendosur drejtor i ujësjellës kanalizimeve për qytetin e Gjirokastrës, post që më parë e mbante Gentjan Llogo.

Ky i fundit, është emëruar Drejtor i qarkut të Gjirokastrës në ujësjellës kanalizime.

iljaz memushi astrit kore

Sondazh

Poll