Aktualitet

Zjarri në farmacinë në Vlorë i qëllimshëm? Fqinja: Ishte një zhurmë si bombë

Fqinja tha se në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët.

3 Tetor 2022, 09:22 Nga A.B
Zjarri në farmacinë në Vlorë i qëllimshëm? Fqinja:
Farmacia

TIRANË- Zjarri në farmacinë në Vlorë, dyshohet se ishte i qëllimshëm. Një prej banoreve të pallatit ku ndodhet farmacia ka përshkruar momentin kur ra zjarri një kat poshtë shtëpisë së saj. Ajo tha se në fillim shpërtheu diçka me zhurmë e më pas u përhapën flakët. Zonja shprehet se kishte shumë tym në pallat sa po i merrej fryma dhe u panikos.

Kishte shumë tym nuk merrnim dot frymë. Ishte një zhurmë si bombë, kur dola këtu u bllokova, vdiqa, qeni e nuhati para nesh. Orën nuk e mbaj mend nuk e pashë se u tremba shumë më rrihte zemra. Jam trembur shumë, kisha frikë thashë se do vdesim por shpëtuam.”– tha zonja.

Farmacia u shkrumbua mbrëmjen e djeshme nga një person, i cili është kapur nga kamerat e sigurisë duke i vënë lëndën plasëse biznesit. Policia ka nisur punën për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

digjet farmacia ne vlore

Sondazh

Poll