Aktualitet

U mor peng dy netë më parë në autostradë! Kush është Beqiraj, u arrestua bashkë me vëllain vite më parë

Ai është vënë në pranga në vitin 2013, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

3 Tetor 2022, 08:39 Nga A.B
U mor peng dy netë më parë në autostradë! Kush
Policia

TIRANË- Indrit Beqiraj, personi i cili u mor peng dy netë më parë në autostradën Durrës-Tiranë nuk është emër i panjohur për policinë. Ai është vënë në pranga në vitin 2013, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike. Indriti, në atë kohë vetëm 22-vjeç u arrestua së bashku me të vëllanë, Gentjan Beqiraj. 

Dy netë më parë, Beqiraj u mor peng nga persona ende të paidentifikuar. Dosja.al raportoi ekskluzivisht lajmin e pengmarrjes. Ngjarja ndodhi në autostradën Durrës-Tiranë, në momentin kur Beqiraj dhe shoku i tij ishin duke udhëtuar me motor. Atyre iu bë pritë nga dy mjete, personat të cilët ishin brenda i dhunuan e më pas morën Beqirajn me vete. 

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen. 

merret peng indrit beqiraj indrit beqiraj

Sondazh

Poll