Aktualitet

FOTO- U mor peng nga shqiptarët në Angli për 400 mijë paund, ky është Nertil Buzi

Nertil Buzi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë me precedentë penalë.

3 Tetor 2022, 08:55 Nga A.B
FOTO- U mor peng nga shqiptarët në Angli për 400 mijë paund,
Nertil Buzi

BRITANI- Ky është Nertil Buzi, i riu i cili u mbajt peng në Angli nga 7 shqiptarë. Shkak i pengmarrjes janë bërë pazaret e drogës. Nertil Buzi nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa, personat e tjerë të arrestuar janë me precedentë penalë.

Në mesin e të arrestuarve është edhe një vajzë, për të cilën ende nuk dihet roli i saj. Nertil Buzi është shpëtuar nga policia angleze, e cila u kontaktua nga homologët në Shqipëri. Deri më tani dyshohet se Buzi punonte në një shtëpi bari.

30-vjeçari Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga te afërmit e të marrurit peng. Shkaku pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Shuma pretendohej se ishte fituar nga puna e përbashkët e tyre dhe nuk ishte ndarë si duhet, ndaj dhe morën peng.

nertil buzi lirohet nertil buzi

Sondazh

Poll