Aktualitet

Pengmarrja e Buzit në Angli, zbardhet dëshmia e të vëllait në polici: E torturuan për ditë me radhë

Po ashtu ai mësohet të ketë thënë se më videot kërkonin 400 mijë paund. 

3 Tetor 2022, 08:23 Nga I.A
Pengmarrja e Buzit në Angli, zbardhet dëshmia e të vëllait
Policia

TIRANË- Dëshmia e vëllait të Nertil Buzit, i cili u rëmbyë në Angli për 400 mijë paund është zbardhur në polici. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi për News 24 se sipas dëshmisë së vëllait të Buzit, atë e kanë torturuar për disa ditë më radhë dhe i bënin video ku ja dërgonin familjarëve. Po ashtu ai mësohet të ketë thënë se më videot kërkonin 400 mijë paund. 

“E torturuan për ditë me radhë dhe i bënin video e na i dërgonin ne familjarëve ku na kërcënonin se donin 400 mijë paund”, mësohet të ketë deklaruar i vëllai i 30-vjeçarit në polici.

30-vjeçari Buzi shqiptar u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë paund nga te afërmit e të marrurit peng. Shkaku pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Shuma pretendohej se ishte fituar nga puna e përbashkët e tyre dhe nuk ishte ndarë si duhet, ndaj dhe morën peng.

nertil buzi lirohet nertil buzi

Sondazh

Poll