Politike

Akuzat për blerje votash me punësime fiktive/ Gjyqi me Çelën, Paloka paraqitet në GJKKO

Arsyeja e paraqitjes së Palokës në GJKKO është padia penale e depozituar nga PD në SPAK.

3 Tetor 2022, 10:10 Nga A.B
Akuzat për blerje votash me punësime fiktive/ Gjyqi me
Edi Paloka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), për procesin gjyqësor me Ardian Çelën. Arsyeja e paraqitjes së Palokës në GJKKO është padia penale e depozituar nga Partia Demokratike në SPAK.

Njëra prej padive lidhet me kallëzimin ndaj Ardian Çelës, sot Administrator i OSHEE-së dhe koordinator i PS-së për Durrësin.

Paloka akuzoi në atë kohë se maxhoranca përdori metodën e punësimeve fiktive me kontrata 2-mujore për të siguruar vota, në zgjedhjet e mëparshme parlamentare. Ai u shpreh se pas kësaj skeme qëndronte kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.

edi paloka ne gjkko ardian cela

Sondazh

Poll