Politike

Erisa Xhixho kërkon interprelancë me Ministren Kushi: Protesta e pedagogëve mund të përshkallëzohet

Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho shkruan se interprelanca është kërkuar pasi protesta e pedagogave mund të përshkallëzohet me nisjen e vitit të ri akademik.

3 Tetor 2022, 09:43 Nga I.A
Erisa Xhixho kërkon interprelancë me Ministren Kushi: Protesta e
Erisa Xhixho

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka kërkuar interprelancë me Ministren e Arsimit Evis Kushi në lidhje me peticionin e pedagogëve për rritje të rrogës. Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho shkruan se interprelanca është kërkuar pasi protesta e pedagogave mund të përshkallëzohet me nisjen e vitit të ri akademik. Po ashtu Xhixho ka nënvizuar të gjitha kërkesat e pedagogëve.

Postimi i Xhixhos:

Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë! Prej disa javësh, pedagogët janë në protestë dhe nëpërmjet një peticioni të përpiluar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH ) i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse, nga të cilat kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të drejta. Nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit , për t'u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre.

Kërkesat kryesore që ata kanë, janë: Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023. Ritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023. Si deputete e Kuvendit, e vlerësoj të domosdoshme së pari transparencën dhe adresimin e menjëhershëm të kësaj problematike dhe së dyti plotësimin e kërkesave të drejta të stafit akademik nga ana e Ministrisë së Arsimit. Vetëm duke vlerësuar mësuesit e pedagogët garantojmë arsim cilësor. Vetëm duke e kthyer arsimin në prioritet kombëtar, mund t'u kthejmë shpresën të rinjve dhe intelektualëve të zgjedhin Shqipërinë dhe jo largimin nga vendi!

erisa xhixho evis kushi

Sondazh

Poll