U zgjodh kryetar i FRPD/ Besart Xhaferri reagon pas akuzave për manipulim të votimit: Edhe rivali më uroi
Besart Xhaferri thotë se rezultati ishte i thellë dhe disa incidente të vogla nuk kanë ndikim.
TIRANË- Besart Xhaferri ka reaguar pas akuzave të të rinjve të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, që thonë se votat që nxorën Xhaferrin kryetar janë manipuluar. Xhaferri u zgjodh këtë të diel kryetar i FRPD-së. Nga gjashtë kandidatë në garë, ai grumbulloi më shumë se të tjerët, konkretisht 5256.
I kontaktuar nga Top Channel, Xhaferri thotë se rezultati ishte i thellë dhe disa incidente të vogla nuk kanë ndikim. Edhe kandidati që doli i dyti në garë më uroi, shprehet Xhaferri, që shton se do të punojë me kolegët për të ndërtuar forumin e demokratëve.
“Besoj se rezultati është shumë i thellë që këto incidente të kenë ndikim. Megjithatë, çdo kuti e kontestuar të rinumërohet. Unë, kandidat si gjithë të tjerët kam qenë dhe vetëm një vëzhgues kam pasur. Paçka se disa individë të caktuar duan të hedhin baltë mbi garën time, fitoren, kontributet apo edhe personalitetin!
Kandidati i dytë nga numri i votave më uroi suksese! E falenderoj dhe së bashku do ndërtojmë forumin”.
Në garë, Xhaferri la pas Mariglend Doçin me 1292 vota, Artjon Bajramajn me 528 vota, Barbara Dodën me 452 vota, Alesia Balliun me 186 vota dhe Arnold Kariqin me 168 vota.
Një ndër kandidatët postoi në rrjetet sociale procesverbalin dhe tha se ka marrë vota të painfluencuara nga kryetarë degësh, deputetë apo kriminelë. Ndërkohë tek faqja e FRPD Durrës, u publikuan të dhëna të tjera në lidhje me rezultatet.
FRPD drejtohej deri më sot nga Belind Këlliçi, teksa zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur në vitin 2015./TopChannel
Sondazh
Pak relaks, pushimet vazhdojnë...Rama rikthehet në Vlorë, foto me djalin e gruan
Pamje nga shëtitja VLORË- Pushimet për kryeministrin Edi Rama duket se nuk kanë mbaruar. Sot, Kryeministri Edi Rama ka vizituar bashk&e...
“Territorialja”/ Nesër opozita publikon raportin final! PS e hapur për negocim vetëm me grupin e Alibeajt
Komisioni i Reformës Territoriale TIRANË- Komisioni i Reformës Territoriale do të nisë nga puna sërish në fillim të...
“Shefat kanë marrë para dhe fshehin krimin”/ Berisha: Spanjolles si vodhën nga çanta 6 mijë euro
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar në rrjetet sociale një rast vjedhje ndaj një vajze ...
"Vratë shpresat e të rinjve", Kokalari denoncon zgjedhjet në FRPD dhe njofton largimin: Turp të ju vijë
Evi Kkokalari TIRANË- Evi Kokali ka reaguar pas zgjedhjeve të mbajtura në Forumin Rinor të Partisë Demokratike ditën e djeshm...
FOTO/ Demokratja denoncon zgjedhjet në FRPD: U manipuluan! Votuan 38 dhe 39-vjeçarë!
Sali Berisha krah kryetarit të zgjedhur të FRPD, Besart Xhaferri dhe kandidatëve në garë TIRANË- Forumin Rinor i Partis&...
“Po mbyllet shkolla në mes të vitit arsimor”, PD jep alarmin: 1200 nxënës të painformuar në Sarandë
Ina Zhupa SARANDË- Partia Demokratike akuzoi sot ministrinë e Arsimit se nuk ka asnjë plan për menaxhimin e institucioneve arsimor...
Banorët e Laprakës u rikthehen protestave: Shumë prej atyre që ngelën pa shtëpi kanë emigruar
Banorët e Laprakës TIRANË- Banorët e Laprakës janë rikthyer në rrugë. Ata protestojnë sërish për t&e...
PD denoncon Bashkinë e Vaut të Dejës: 100 milion lekë vjedhje, paraqiten si projekte për shkolla
Luçiano Boçi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë një denoncim ndaj Ba...
Përfundon numërimi i votave, Besart Xhaferri zgjidhet kreu i ri i FRPD me mbi 5 mijë vota
FRPD TIRANË- Ka përfunduar numri i votave. Besart Xhaferri ka arritur të sigurojë shumicën e votave, konkretisht 5256 vota dhe &eu...
Hetim në Austri, Itali e San Marino/ SPAK nis letërporosi për Metën e Kryemadhin
Familja Meta TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizur (SPAK) ka firmosur tre letër-porosi t...

