Politike

Territorialja, raporti i Ekspertëve të Opozitës, japin PROPOZIME: Duam ministri për pushtetin vendor

Agron Haxhimali tha se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone. Po ashtu, Haxhimali propozoi që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.

3 Tetor 2022, 09:39 Nga k.m.
Territorialja, raporti i Ekspertëve të Opozitës, japin PROPOZIME:
Agron Haxhimali

TIRANË- Ekspertët e opozitës po bëjnë prezantimin e raportit përfundimtar të propozimeve për ndryshime në Reformën Zgjedhore. Eksperti i Partisë Demokratike bëri prezantimin, Agron Haxhimali tha se duhet të hiqen qarqet dhe të bëhen 6 ose 3 rajone. Po ashtu, Haxhimali propozoi që të rikthehet një ministri për pushtetin vendor.

"Jemi përpjekur të bëjmë më të mirën për reformën. Analizat janë të përpunuara nga unë. Së pari propozoj politika gjithëpërfshirëse që i kanë ndjekur edhe vendet e tjera që kanë bërë reforma të tilla. Një përmbledhje e këtij raporti na tregon që Shqipëria ka shanse të mëdha të rrisë efikasitetin e shërbimeve te qytetarët, të rrisë pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen, kjo arrihet me pak ndërhyrje. Krijimi i bashkive të reja rurale do të krijonte për këto zona mundësi më të mëdha, do kemi reduktim të pabarazisë mes zonave rurale dhe urbane. Një element I rëndësishëm është përmirësimi I demokracisë vendore përmes rritjes së përfaqësimit. Për nivelin e dytë të pushtetit vendor, skenari parë nga 12 qarqe në 6 qarqe të mëdha, që do I hiqet emri dhe të kalohet në emërimin rajon, dhe version dytë nga 12 qarqe në 3 rajone. Të ketë disa nivele qeverisjeje, duam ministri për pushtetin vendor. Bashkia e Tiranës të marrë një status të veçantë, pasi nuk është vetëm Bashki e kryeqytetit por e gjithë ShqipërisëNjë njësi e qeverisjes vendore të ndahet me një ose me më shumë. Jemi në zbatim të legjislacionit dhe e thotë fare qartë që këto gjëra mund të ndodhin. Nuk e fillojmë nga 0, kemi eksperiencë shumë të gjatë,"-tha ai ndër të tjera në fjalën e tij. 

vijon...

agron haxhimali reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll