Politike

FOTO/ Demokratja denoncon zgjedhjet në FRPD: U manipuluan! Votuan 38 dhe 39-vjeçarë!

Pas procesit të numërimit me një rezultat të thellë votash, Besart Xhaferri mori drejtimin e Forumit. Pa u mbushur ende 24 orë nga ky proces kanë nisur dhe "përplasjet" sa i përket rezultatit. Kështu Fatmira Neziri, anëtare e FRPD-së ka publikuar dy foto nga lista e votuesve, në të cilat vihet re se kanë votuar persona të moshës 38 dhe 39 vjeç, gjë e cila shkel statutin e FRPD-së.

2 Tetor 2022, 12:53 Nga e.k
FOTO/ Demokratja denoncon zgjedhjet në FRPD: U manipuluan! Votuan 38 dhe
Sali Berisha krah kryetarit të zgjedhur të FRPD, Besart Xhaferri dhe kandidatëve në garë

TIRANË- Forumin Rinor i Partisë Demokratike (FRPD) zhvilloi një ditë më parë zgjedhjet për kreun e ri që do të pasonte Belind Këlliçin të cilit i kishte mbaruar mandati.

Pas procesit të numërimit me një rezultat të thellë votash, Besart Xhaferri mori drejtimin e Forumit. Pa u mbushur ende 24 orë nga ky proces kanë nisur dhe "përplasjet" sa i përket rezultatit. Kështu Fatmira Neziri, anëtare e FRPD-së ka publikuar dy foto nga lista e votuesve, në të cilat vihet re se kanë votuar persona të moshës 38 dhe 39 vjeç, gjë e cila shkel statutin e FRPD-së.

FOTO/ Demokratja denoncon zgjedhjet në FRPD: U manipuluan! Votuan 38 dhe

Sipas statutit të forumit, konkretisht në nenin 6 thuhet se lejohet anëtarësimi deri në moshën 35-vjeçare.

“Në FRPD hyjnë shtetasit shqiptarë të moshës 15-35 vjeç, që pranojnë statutin dhe programin e tij, që përmbushin detyrimet e Forumit dhe që nuk janë anëtarë të forumeve dhe partive të tjera politike.”, thuhet në statut.

Neziri shkruan se ka nxjerrë vetëm këtë pjesë të listës, por sipas saj në listën e votuesve ka pasur edhe persona të që jetojnë jashtë shtetit. 

FOTO/ Demokratja denoncon zgjedhjet në FRPD: U manipuluan! Votuan 38 dhe

“2022-1983= 39 vjeç! Si Luli mbushim kutitë, ama me llogaritë jemi më mirë! E turpshme! Nuk po nxjerr ata që jetonin jashtë shtetit, por emrin e kishin në lista. Kaq korrektë ishit me procesin e riantarësimit?! Vërtet besoni se mund të bëni popullin për vete në këtë mënyrë?! Vërtetë besoni se mund të merrni të rinjtë pas vetes në këtë mënyrë?! Vërtetë besoni se njerëzit ‘hanë bar’ dhe nuk kuptojnë klanet e planet e juaja?! E turpshme!”, shkruan aktivistja e PD, Fatmira Neziri.

Zgjedhjet për Forumin Rinor të Partisë Demokratike u mbajtën ditën e djeshme pas më shumë se 1 muaj garë mes kandidatëve. Në garë ishin 6 kandidatë, Besart Xhaferri, Maringlend Doçi, Barbara Doda, Alesia Balliu, Arnold Karriqi dhe Artion Bajramaj. Pas procesit të numërimit të votave fitues me një rezultat të thellë u shpall Besart Xhaferri i cili tashmë do t;u prijë të rinjve demokratë.

forumi rinor i partise demokratike besart xhaferri

Sondazh

Poll