Bota

Mblidhet për herë të parë Komuniteti Politik i Europës, Charles Michel dërgon ftesat (DATAT DHE AXHENDA)

Takimi përfshin të gjithë vendet që gjenden gjeografikisht në Evropë, përfshirë Shqipërinë edhe Kosovën. Mbledhja do të zhvillohet më 6 dhe 7 tetor.

2 Tetor 2022, 22:55 Nga k.m.
Mblidhet për herë të parë Komuniteti Politik i Europës,
Charles Michel

BRUKSEL- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka dërguar ftesat për anëtarët e Komunitetit Politik Evropian. Ky komunitet është propozuar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron dhe takimi i parë do të zhvillohet në Pragë.

Takimi përfshin të gjithë vendet që gjenden gjeografikisht në Evropë, përfshirë Shqipërinë edhe Kosovën. Mbledhja do të zhvillohet më 6 dhe 7 tetor.

"Pas pak ditësh do të mblidhemi për dy ngjarje të rëndësishme në Pragë: takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian më 6 tetor dhe një takim jozyrtar të Këshillit Evropian të nesërmen. Me pasojat dramatike të luftës së Rusisë që prek vendet evropiane në shumë fronte, ne ramë dakord të nisnim Komunitetin Politik Evropian. Ambicia e këtij komuniteti është të bashkojë liderët në baza të barabarta dhe të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashkët, në mënyrë që, së bashku, të punojmë në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të Evropës në tërësi,"-shkruhet në letrën e Charles. 

Takimi, i cili do të zhvillohet në Kalanë e Pragës më 6 tetor, do të nisë me një seancë plenare hapëse nga ora 13:00 deri në orën 14:00. Më pas, të gjithë do marrin pjesë në diskutimet e tryezave të rrumbullakëta deri rreth orës 16:00. Nga ora 16:00 deri në orën 19:00 do të jepet mundësia të planifikohen takime dypalëshe. 

charles michel

Sondazh

Poll

Bota 2 Tetor 2022, 20:15 k.m.

A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?

Bruce Willis SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Jav&e...