Bota

Syzet e vrasësit serial Jeffrey Dahmer do shiten me çmimin marramendës

Pronari i kompanisë së koleksioneve i shet për 150,000 dollarë.

2 Tetor 2022, 21:48 Nga k.m.
Syzet e vrasësit serial Jeffrey Dahmer do shiten me çmimin
Jeffrey Dahmer

SHBA- Me serialin e tij dokumentar kriminal, Jeffrey Dahmer është një nga emrat më të përfolur këto ditë. Dahmer vinte nga një familje me prindër të arsimuar, të cilët u përpoqën të siguronin sa më shumë për të dhe vëllain e tij të vogël.

Megjithatë, ai mbeti në histori për 17 vrasjet e të rinjve që kreu, midis viteve 1978 dhe 1991, por edhe për metodat veçanërisht mizore që ndoqi. Mes tyre, përmendet nekrofilia dhe kanibalizmi. 

Ai është një nga vrasësit serialë më të famshëm në SHBA, me krime që tronditën mbarë botën, por dikush që do të blejë syzet e tij, duhet të paguajë 150,000 dollarë. 

Syzet e vrasësit serial Jeffrey Dahmer do shiten me çmimin
Jeffrey Dahmer

Sipas TMZ, ato janë syzet që mbante në burg, ku jetonte përpara se të rrihej brutalisht me një shufër metalike nga një i dënuar tjetër. Ndërsa ishte në burg, Dahmer u ripagëzua dhe u pendua për krimet e tij. Pas mini-serialit, Netflix po përgatitet të publikojë më 7 tetor, dokumentarin me titull "Bisedë me një vrasës: Jeffrey Dahmer".

jeffrey dahmer

Sondazh

Poll

Bota 2 Tetor 2022, 20:15 k.m.

A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?

Bruce Willis SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Jav&e...