Bota

Nëndetësja bërthamore ruse nis lëvizjen, NATO në alarm; ku po shkon 'Poseidon'?

184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me shpejtësi rreth 60 km/h dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Po ashtu, mendohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

2 Tetor 2022, 20:31 Nga k.m.
Nëndetësja bërthamore ruse nis lëvizjen, NATO në alarm;
Foto ilustruese

RUSI- Nëndetësja ruse me energji bërthamore K-329 Belgorod po lëviz në detet e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën "Poseidon". Kështu thuhet në një raport të NATO-s, i cili citohet nga "La Repubblica", sipas të cilit Aleanca Atlantike është në gatishmëri dhe monitoron çdo lëshim të mundshëm nënujor. 

184 metra e gjatë dhe 15 metra e gjerë, Belgorod mund të lundrojë nën ujë me shpejtësi rreth 60 km/h dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Po ashtu, mendohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa dalë në sipërfaqe.

Lidhur me çfarë po ndodh, dyshimi i NATO-s është se nëndetësja do të testojë Poseidonin në zonën e Detit Kara. Me emrin e koduar "Status-6": një silur 24 metra e gjatë, është i aftë të mbajë një kokë atomike ndoshta 2 megaton. Raketa silur ishte projektuar për të shpërthyer pranë bregut duke shkaktuar një ‘cunami radioaktiv’. 

poseidon nato

Sondazh

Poll

Bota 2 Tetor 2022, 20:15 k.m.

A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?

Bruce Willis SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Jav&e...