Bota

Libi/ Gjendet varr masiv me 42 trupa të groposur në Sirte

Nga eshtrat janë marrë mostra për të kryer analizën e ADN-së në bashkëpunim me shërbimin mjeko-ligjor, në mënyrë që t'u zbulohet identiteti.

2 Tetor 2022, 20:04 Nga k.m.
Libi/ Gjendet varr masiv me 42 trupa të groposur në Sirte
Foto ilustruese

LIBI- 42 trupa u gjetën në një varr masiv në Sirte, një ish-bastion i Shtetit Islamik ISIS në Libi, rreth 450 kilometra në lindje të Tripolit. Pas informacioneve që flisnin për "ekzistencën e një varri masiv" në Sirte, në zonën ku dikur ishte një shkollë, u identifikuan dhe u gjetën "42 trupa".

Nga eshtrat janë marrë mostra për të kryer analizën e ADN-së në bashkëpunim me shërbimin mjeko-ligjor, në mënyrë që t'u zbulohet identiteti.

Shteti Islamik e kishte bërë Sirtin bastionin e tij në periudhën 2015-2016, duke përfituar nga mungesa e shtetit. Xhihadistët mbrojtën ashpër qytetin për muaj të tërë duke përdorur taktika guerile urbane përpara se të mposhteshin nga forcat pro-qeveritare në fund të 2016-ës. Këto konflikte kishin lënë pas vetëm rrënoja në qytet. Që atëherë, shumica e xhihadistëve janë tërhequr në shkretëtirën e Saharasë.

Në tetor 2017, u gjetën 21 trupat të vrarëve nga ISIS; në 2018 u gjetën 110 të tjerë. Deri tek zbulimi i sotëm.

Libia është zhytur në kaos që nga kryengritja që përmbysi regjimin e Muammar Gaddafit në vitin 2011, me luftëra të vazhdueshme për pushtet dhe grupe të shumta të armatosura dhe mercenarë të huaj që shkatërruan vendin. Varreza masive, përveçse në Sirte, janë identifikuar gjithashtu në Tarhuna, Libinë perëndimore, me më shumë se 250 mbetje të gjetura që nga vera e vitit 2020.

libi

Sondazh

Poll