Bota

Zelenskyy bisedë telefonike me Macron: Presim më shume reagime ndaj veprimeve të paligjshme të Rusisë

Presidentët ranë dakord për nevojën për një përgjigje të ashpër dhe të konsoliduar nga komuniteti botëror ndaj këtij krimi të fundit të kryer nga Federata Ruse.

2 Tetor 2022, 22:49 Nga k.m.
Zelenskyy bisedë telefonike me Macron: Presim më shume reagime ndaj
Volodymyr Zelenskyy dhe Emmanuel Macron

KIEV- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës Emmanuel Macron. Kreu i shtetit ukrainas falënderoi Presidentin e Francës për dënimin e tij të ashpër të referendumeve të paligjshme në rajonet Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson dhe përpjekjet e Rusisë për të aneksuar ilegalisht këto territore të Ukrainës. Presidentët ranë dakord për nevojën për një përgjigje të ashpër dhe të konsoliduar nga komuniteti botëror ndaj këtij krimi të fundit të kryer nga Federata Ruse.

‘Bisedova me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Ne diskutuam rreth rëndësisë për të forcuar mbrojtjen dhe mbështetjen ndaj Ukrainës. Gjithashtu prekëm dhe disa çështje si kërcënimi bërthamor që bën Rusia, situatën në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s. Falenderoj Emmanuel Macron për qëndrimin kundër referendumeve për aneksimin e 4 rajoneve tona nga Rusia. Ne presim reagime të ashpra nga e gjithë bota kundër veprimeve të paligjshme të Rusisë, madje duke shtrënguar më shumë sanksionet ndaj këtij agresori,’- shkruan Zelensky në rrjetet sociale.

Zelenskyy theksoi rëndësinë e rritjes së mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën nga Franca dhe vuri në dukje rolin e rëndësishëm personal të Emmanuel Macron në këtë. Në kuadër të nevojës për të garantuar sigurinë e Ukrainës, Zelenskyy preku çështjen e aplikimit për anëtarësim në NATO.

volodymyr zelenskyy emmanuel macron lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 2 Tetor 2022, 20:15 k.m.

A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?

Bruce Willis SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Jav&e...