Bota

A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?

Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë për të krijuar video realiste - shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë 'lojën'.

2 Tetor 2022, 20:15 Nga k.m.
A e ka "shitur fytyrën" Bruce Willis?
Bruce Willis

SHBA- Agjenti i Bruce Willis ka mohuar raportimet se ylli i kinematografisë ka shitur të drejtat për fytyrën e tij. Javën e kaluar, u raportua gjerësisht se Willis, në marrëveshjen e parë të këtij lloji, ia kishte "shitur fytyrën" një kompanie të quajtur Deepcake. Megjithatë, një zëdhënës i aktorit i tha BBC-së se ai nuk kishte “asnjë partneritet apo marrëveshje” me kompaninë.

Willis njoftoi tërheqjen e tij nga aktrimi në mars pasi u diagnostikua me afazi, një çrregullim që ndikon në të folur. Deepfakes përdorin inteligjencën artificiale (AI) dhe teknologjinë për të krijuar video realiste - shpesh të të famshëmve ose politikanëve. Për aktorët që nuk mund të aktrojnë më, teknologjia ka potencialin të ndryshojë 'lojën'.

Më 27 shtator, Daily Mail raportoi se një marrëveshje ishte arritur midis Willis dhe Deepcake.

“Dy herë fituesi i Emmy-t Bruce Willis mund të shfaqet ende në filma pasi ka shitur të drejtat e tij të imazhit për Deepcake”, thuhet në lajm.

Por nuk duket se është kështu.

Ajo që është e vërtetë është se një “deepfake” e Bruce Willis u përdor për të krijuar një reklamë për Megafon, një kompani ruse e telekomunikacionit, vitin e kaluar. Deepcake i tha BBC-së se kishte punuar ngushtë me ekipin e Willis për reklamën. Megjithatë BBC e pyeti agjentin e Willis nëse aktori kishte punuar ndonjëherë me Deepcake, por ende nuk ka përgjigje. 

bruce willis

Sondazh

Poll