Bota

Vrau foshnjën 10-muajshe dhe partneren, DETAJE nga tragjedia në Kavalla, mjeko: Kam 40 vite punë, s'kam parë kurrë diçka të tillë...

Lidhur me distancën nga e cila kanë marrë të shtënat viktimat, ai shprehet se ka qenë afër rreth dy deri në tre metra.

2 Tetor 2022, 18:19 Nga k.m.
Vrau foshnjën 10-muajshe dhe partneren, DETAJE nga tragjedia në
Viktima dhe autori

GREQI- Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Kavalla. Sipas mjekut që përgatiti ekspertizën mjeko-ligjore, foshnja 11-muajshe që u vra nga i ati, ndërroi jetë nga një plagë pushke. Ai shtoi se foshnja dhe gruaja janë qëlluar pas shpine, duke u shkaktuar vdekjen në vend.

"Fëmija ka një shenjë hyrëse në pjesën e majtë të shpatullës dhe daljeje në pjesën e poshtme të barkut të djathtë...ato i kanë shkaktuar këputje të mushkërive dhe mëlçisë,"-shpjegoi ai. Lidhur me distancën nga e cila kanë marrë të shtënat viktimat, ai shprehet se ka qenë afër rreth dy deri në tre metra, ndërsa shtoi se ka 40 vite në profesion, por një masakër të tillë nuk e kishte parë kurrë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në Kavalla të Greqisë, ku një 56-vjeçar me profesion fermer, vrau ish-parteren e tij dhe djalin e mitur. Më pas, armën e gjahut e ktheu nga vetja dhe qëlloi./Protothema

kavalle

Sondazh

Poll