Bota

Ajo ishte një nga femrat më të bukura dhe e kishte botën në 'duar'; por sot jeton si e pastrehë ( FOTOT)

Në fotot e reja nga Kalifornia, Laurie Wilson duket plotësisht e rraskapitur teksa kërkon ushqim në kosha.

2 Tetor 2022, 17:43 Nga k.m.
Ajo ishte një nga femrat më të bukura dhe e kishte botën
Lonnie Willison

SHBA- Historia e Lonnie Willison është dëshmi se sa shumë mund të ndryshojë jeta. Lonnie Willison konsiderohej mbretëresha e pasarelave dhe popullariteti i saj i solli miliona dollarë. Ish-modelja dhe bashkëshortja e yllit të “Bachelorette”, Jeremy Jackson konsiderohej si një nga femrat më tërheqëse në botë.

Pasi humbi “titujt” e bukurisë botërore dhe modeles së famshme, ajo ra në grackën e vesit dhe mbeti pa çati mbi kokë. Willison luftoi me varësinë nga droga dhe i dha fund martesës së saj 2-vjeçare me Jeremy-n në vitin 2014. 2 vjet më parë, ajo u shfaq duke kërkuar ushqim në kazanët e mbeturinave në Los Angeles, këmbëzbathur dhe e droguar.

"Unë nuk kam folur me Jeremy. Nuk dua të flas me miqtë e mi. Po kaloj mirë. Nuk dua që dikush të më ndihmojë... Unë nuk kam celular. Unë kam ushqim dhe një vend për të fjetur. Marr ca para aty-këtu, dhe ha ushqim nëpër kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë”, tha ajo më parë për britaniken “The Sun”.

Për më tepër shihni fotot...

lonnie willison

Sondazh

Poll