Bota

Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë/ Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në qendrën e votimit

Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në shkallë.

2 Tetor 2022, 17:27 Nga k.m.
Zgjedhjet në Bosnje-Hercegovinë/ Shkoi për të votuar,
Pamje nga qendra e votimit

BOSNJE- Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht pasi një 81-vjeçare ka ndërruar jetë në hyrje, shumë pranë derës Sipas mediave të huaja, e moshuara ka humbur jetën si pasojë e një sulmi epileptik.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e urgjencës dhe Policia. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në shkallë. Kështu që qendra e votimit u mbyll për të paktën një orë, ndaj votimi do vazhdojë edhe pas orës 19:00.

sarajeve

Sondazh

Poll