Politike

'Skandaloze'/ Rama: Më vjen për të vjellë çdo ditë nga drejtësia që kemi

Rama tha se i vjen për të vjellë sa herë që shikon drejtësinë që kemi.

1 Tetor 2022, 10:08 Nga A.B
'Skandaloze'/ Rama: Më vjen për të vjellë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se i vjen keq kur shikon se si është transformuar drejtësia shqiptare. Gjatë konferencës, aty ku iu përgjigj komenteve të qytetarëve, Rama tha se i vjen për të vjellë sa herë që shikon drejtësinë që kemi.

'Kur më thua drejtësia që keni më vjen realisht të vë ulërimën, nuk është drejtësia që kemi. Është drejtësia që po luftojmë ta kemi. Nga kjo drejtësi mua më vjen për të vjellë çdo ditë. Nga kjo drejtësi skandaloze që i çon aty 4000 metra katrorë të bëra pa leje për qëllime fitimi dhe të rrëzon e çekiçin e papërgjegjshmërisë totale dhe i jep të drejtë atij. Kjo është drejtësia që më bën për të vjellë. Për sa i përket sorollatjeve, 90% të shërbimeve i ke online, nuk ke pse sorollatesh. Mos ta rrafshojmë gjithë këtë gjë që është ndërtuar me kaq shumë mund në këto vite.'- tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll