Politike

Katet pa leje/ Rama: S’ka asnjë krijesë që më kushtëzon, “bir nëna bir” çfarë i është bërë qytetit

Rama deklaroi ditën e sotme se “nuk ka asnjë krijesë përveç Zotit që më kushtëzon”, teksa shtoi se nuk është ai personi që jep tendera.

1 Tetor 2022, 10:02 Nga A.B
Katet pa leje/ Rama: S’ka asnjë krijesë që më
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se “nuk ka asnjë krijesë përveç Zotit që më kushtëzon”, teksa shtoi se nuk është ai personi që jep tendera.

Rama: Po të jetë kjo histori oligarkësh të mi s’do e merrje vesh fare ti që kishte aty 4 mijë metra pa leje. Pikërisht se nuk ka asnjë krijesë tjetër përvec Zotit që mund të më kushtëzojë apo të më vërë në kushte varësie me para apo metra katrorë, kjo është e mundur të bëhet. Unë nuk merrem me tendera e nuk jap tendera, nëse flisni për kompensime mos i fusni të gjithë në thes. Bëjini pak llogaritë cfarë do të thotë të dorëzosh mbi katër mijë metra katrorë në qendër të Tiranës. 1.3 milionë dollarë është vetëm gjoba me cmimin e ligjit, lliogariteni me cmimin që ka tregu, 5 mijë euro metri katrorë herë mbi kaër mijë metra nëse do i kisha marrë ato para nuk do merrje vesh fare. Se këtë e ngritëm ne, domethënë që s’na interesonte varianti tjetër se nuk më ka interesuar kurrë. Kjo është e vërteta e deri në provë të kundërt kjo është e vërteta. Atyre që ju mësojnë të provojnë, akuza nuk është provë, prova është arsye për të akuzuar“, tha Rama.

Komenti: Mendo ca ke bërë në periferi

Rama: Ata të tjerët kanë bërë rrumpallën më të madhe të kontinentit tonë e një nga rrumpallat më të mëdha të planetit, se cfarë kemi bërë ne me Tiranën e tregon Tirana. Se ca kanë bër ata e tregon historia e tyre. Bir nëna bir patjetër “bir nëna bir” se çfarë i është bërë këtij qyteti prej atyre që sot kanë akoma kurajon të hapin gojën e të flasin për ne realisht bir nëna bir”.

edi rama

Sondazh

Poll