Politike

Berisha 'Non Grata', Yuri Kim: S'shkohet pas atij që ka pushtet! Takuam Alibeajn si kryetar në detyrë i PD

Yuri Kim deklaroi se për SHBA nuk është garë popullariteti ndërsa shtoi se asnjë zyrtar i saj nuk do të takohet asnjëherë me dikë të përcaktuar non grata.

29 Shtator 2022, 21:44 Nga k.m.
Berisha 'Non Grata', Yuri Kim: S'shkohet pas atij që ka
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim foli për ndarjen e Partisë Demokratike në dy pjesë duke theksuar se do të vazhdojë të takohet vetëm me ata që njeh ligji. Në një intervistë për emisionin "Opinion", Kim deklaroi se për SHBA nuk është garë popullariteti ndërsa shtoi se asnjë zyrtar i saj nuk do të takohet asnjëherë me dikë të përcaktuar non grata. Por pranoi se Sali Berisha është një personazh i fuqishëm brenda Partisë Demokratike.

“Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj”, u shpreh ajo.

PJESË NGA BISEDA:

Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështetennga ju.

Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

Blendi Fevziu: Më shumë mbështetës…

Ambasadorja Kim: Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve t ë Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e dmokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.

Blendi Fevziu: Nuk po flas për Zotin Berisha, por edhe për njerëzit e tjerë që janë mbështetës  dhe janë në anën e tij të Partisë Demokratike. A keni marrëdhënie me këta njerëz?

Ambasadorja Kim: Ne flasim me persona të ndryshëm.

yuri kim sali berisha

Sondazh

Poll