Politike

Kim: Kemi informacion konkret që ka media në Shqipëri financohen nga Rusia e Kina

Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kim tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

29 Shtator 2022, 21:18 Nga I.A
Kim: Kemi informacion konkret që ka media në Shqipëri financohen
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim shprehet se në Shqipëri ka media të cilat financohen nga fondet ruse dhe kineze. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kim tha se rusët dhe kinezët punojnë pareshtur për të forcuar ndikimin e tyre në vendin tonë.

Ambasadorja Kim edhe pse pranoi praninë e finacimeve ruse dhe kinze në Shqipëri, nuk dha detaje konkrete se cilat media kanë marrë fonde ruse ose kineze.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Dhe, a mendoni vërtet se në Shqipëri ka influencë ruse ose kineze? Ose përpjekje për të ndikuar?

Ambasadorja Kim: Rusët, kinezët dhe të tjetër janë në përpjekje të pareshtura që synojnë të ndiokjnë…

Ambasadorja Kim: Kështu mendoj.

Blendi Fevziu: A keni informacion ose gjëra konkrete? Informacion konkret?

Blendi Fevziu: Mund ta ndani me ne?

yuri kim

Sondazh

Poll