Politike

Ilir Meta parashikon largimin nga politika: Unë për 25 vite nuk lëviz nga këtu

Ilir Meta tha se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend.

29 Shtator 2022, 18:09 Nga k.m.
Ilir Meta parashikon largimin nga politika: Unë për 25 vite nuk
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë me dije se mes tij dhe kryeministrit Edi Rama nuk mund që të ketë kurrë bashkim. Në një intervistë për emisionin "Kontrast", Ilir Meta tha se beteja e tij sapo ka filluar dhe se do të jetë në krye të saj për 25 vite me qëllim që të rikthejë demokracinë në vend. Duke parashikuar kështu edhe jetëgjatësinë e tij në politikë.

“Nuk mund të këtë bashkëpunim me Ramën. Kjo është një çështje e qartë, njëri që shkel në mënyre të përsërit interesin kombëtar provokim shtetësinë, institucionet e Kosovës, kur ato kanë më shumë nevojë se kurrë për mbështetjen e Shqipërisë. Beteja ime sa ka filluar në 25 korrik. Në 25 vite do jem në krye të betejës për të rivendosur demokracinë për të dhënë Shqipërisë drejtimin e duhur. Se ku do jetë Edi Rama, atë e di populli shqiptar, por unë do jem këtu edhe 25 vite,"-tha në fjalën e tij Ilir Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll