Politike

Zbut tonet me Berishën? Yuri Kim: Nuk takohem dot me të, më ka kufizuar Uashingtoni, jo unë veten

Yuri Kim tregoi gjithashtu më shumë detaje edhe për takimin me liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin tha se kishin diskutuar shumë gjëra.

29 Shtator 2022, 21:14 Nga k.m.
Zbut tonet me Berishën? Yuri Kim: Nuk takohem dot me të, më ka
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim duket se ka zbutur tonet me kryedemokratin Sali Berisha, duke u shprehur se nuk takohet me të, jo për zgjedhjen e saj personale, por pasi ka direktiva të qarta nga Uashintoni. Në një intervistë për emisionin "Opinion", ambasadorja Yuri Kim tregoi gjithashtu më shumë detaje edhe për takimin me liderin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të cilin tha se kishin diskutuar shumë gjëra. Por jo për të gjitha kishin rënë dakord, megjithatë nuk i bëri me dije. 

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Faleminderit, le t’i kthehemi vizitës në zyrën e ish-Presidentit Meta, cili ishte qëllimi?

Ambasadorja Kim: Dakord, folëm më herët për rëndësinë e institucioneve demokratike. Për ne, marrëdhëniet institucionale janë shumë të rëndësishme. E di që hera-herës media këtu, por edhe në Amerikë, na pëlqen t’i personalizojmë gjërat, apo jo? Na pëlqen ta lidhim diçka me këtë apo atë person, por…

Blendi Fevziu: Është normale…

Ambasadorja Kim: Normale, po! Por në fakt, për demokracitë dhe për diplomacinë nga Amerika, ka të bëjë me institucionet. Pra, për ne, është normale, është e rëndësishme të kemi kontakte me të gjithë aktorët politikë që janë në Shqipëri sepse ne, e para, duam të sigurohemi që e kuptojmë njëri tjetrin. Së dyti, duam të nxisim njëri-tjetrin, mendoj, ta ndihmojmë njëri tjetrin kur ka nevojë ose kur është me vend, që të vazhdojmë ta mbajmë Shqipërinë në rrugën e duhur. Ndaj, do të vazhdoj të takohem me një gamë të gjerë drejtuesish politikë nga të gjitha partitë. E dini, kam vetëm një kufizim, dhe nuk është kufizim që ia vendos unë vetes, por është kufizim nga Uashingtoni…

Blendi Fevziu: Për Z. Berisha, po…

Ambasadorja Kim: …dhe ky kufizim është që nuk do të takohem me dikë që është shpallur nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor ose minim të demokracisë.

Blendi Fevziu: Por marrëdhëniet me ish-Presidentin Meta kanë qenë të forta disa herë. Keni shkëmbyer deklarata, le të themi, dhe pastaj Z. Meta u ftua për fjalimin kryesor gjatë festimit të pavarësisë…

Ambasadorja Kim: Edhe një herë, nuk është mesazh i fshehtë. Është një mesazh shumë i hapur, që institucionet demokratike kanë rëndësi. Dhe, është normale në për vende, po e diskutoja këtë me stafin tim, që është normale, që në festën për Ditën tonë të Pavarësisë, që është festa më e madhe, më kryesorja, është normale që Ambasadori të flasë në emër të Shteteve të Bashkuara. Dhe është normale të ftohet përfaqësuesi më i lartë i vendit pritës. Kemi nderin e madh që thuajse çdo vit të kemi Presidentin e Republikës së Shqipërisë dhe për ne, pavarësisht kush është ai person, ai është Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Është ai që flet në emër të popullit shqiptar.

Blendi Fevziu: Po, popullit shqiptar, patjetër. Dhe në lidhje me gjërat konkrete nga takimi. Ishte vetëm takim për të respektuar institucionet apo ishte takim me gjëra konkrete?

Ambasadorja Kim: Folëm, mendoj, për mbi dy orë. Ishte një diskutim shumë i mirë dhe disa nga gjërat, ish-Presidenti Meta përmendi disa nga gjërat, dhe mendoj se ishte një shkëmbim i mirë pikëpamjesh…

Blendi Fevziu: Ishte në një mendje me ju për të gjitha temat?

Ambasadorja Kim: Jo, sigurisht që jo.

yuri kim sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll