Politike

In Memoriam për presidentin Bujar Nishani, Odeta nuk i mban dot lotët, Liri Berisha i shtrëngon dorën

Odeta ndjek fjalimet e bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa Lirie Berisha i mban dorën duke i dhënë zemër. 

29 Shtator 2022, 19:43 Nga k.m.
In Memoriam për presidentin Bujar Nishani, Odeta nuk i mban dot lotët,
Pamje nga ceremonia për Bujar Nishanin

TIRANË- Odeta Nishani, e veja e presidentit Bujar Nishani, nuk i ka mbajtur dot lotët në ceremoninë e sotme, të organizuar me rastin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj. Siç duket edhe nga fotoja e mëposhtme, Odeta ndjek fjalimet e bashkëpunëtorëve të tij, ndërsa Liri Berisha i mban dorën duke i dhënë zemër. 

Po ashtu, dallohet se në 'In Memoriamin' e sotëm, po merr pjesë edhe kryedemokrati Sali Berisha dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Të dy të ulur pranë njëri-tjetrit. Në takim nuk mungon edhe djali i presidentit, Ersi, i cili është ulur pranë Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka. 

Nishani ndërroi jetë në muajin maj, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar. Ai u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

bujar nishani

Sondazh

Poll