Politike

Kanë nisur 'ethet' e emrave për "Lokalet 2023"/ Rama takim nesër me kryebashkiakët, ç'do ndodhë

Deri më tani është bërë me dije vetëm ora dhe data e takimit, por jo shkaku i mbledhjes së kërkuar nga kryesocialisti, në një kohë kur kanë nisur të dalin emrat e parë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit që vjen.

29 Shtator 2022, 18:37 Nga k.m.
Kanë nisur 'ethet' e emrave për "Lokalet 2023"/
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër që në orën 10.00 të mëngjesit, kryeministri Edi Rama do të presë në Kryeministri kryetarët e Bashkive të vendit, gjithmonë me përjashtim të atij të Shkodrës, Bardh Spahisë.

Deri më tani është bërë me dije ora dhe data e takimit, ndërsa theksohet se fokusi kryesor do të jetë menaxhimi i integruar i mbetjeve, por ndoshta jo i vetmi. Kjo sepse takimi vjen në një kohë kur kanë nisur të dalin emrat e parë që do të garojnë në zgjedhjet lokale të vitit që vjen.

Nga Rama, deri më tani 3 emra janë të sigurtë, Erion Veliaj do të garojë për Tiranë, Andis Salla për Cerrikun, ndërsa Dritan Leli nuk do ta ketë një shans të tretë për të drejtuar Vlorën.

Hera e fundit që kreu i qeverisë i mblodhi 60 socialistët, të gjithë bashkë në një vend, ishte për disa ditë në Pogradec, atje ku secili mori 15 minuta kohë për të prezantuar para të parit të partisë se çfarë kishte bërë gjatë kohës që drejtonin bashkinë respektive. Mbetet për t’u parë nesër se çdo flitet.

edi rama rama me kryebashkiaket 29 shtator 2022 zgjedhjet lokale 2023

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll