Politike

A ka ndihmuar ambasada me informacione në SPAK për Metën? Yuri Kim nuk e mohon: S'komentoj dot këtë çështje

Yuri Kim tha se nuk jepte dot detaje nëse i është kërkuar për të dhëna apo informacione, por as nuk e ka mohuar. 

29 Shtator 2022, 21:19 Nga k.m.
A ka ndihmuar ambasada me informacione në SPAK për Metën? Yuri
Yuri Kim

TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka preferuar që të mos japë asnjë koment lidhur me çështjen e hetimit të presidentit Ilir Meta nga Prokuroria e Posaçme, SPAK. Në një intervistë për emisionin "Opinion", Yuri Kim tha se nuk jepte dot detaje nëse i është kërkuar për të dhëna apo informacione, por as nuk e ka mohuar. 

Pjesë nga intervista

Blendi Fevziu: Ka një hetim nga SPAK mbi mënyrën e lobimit nga Z. Meta në Uashington, në SHBA e keni ndihmuar SPAK-un me informacion nga instucionet tuaja?

Ambasadorja Kim: Nuk mund të komentoj për këtë.

Blendi Fevziu: Ka shumë akuza kundër Z. Meta në SPAK, nga persona të ndryshëm, institucione të ndryshme të vogla. Mendoni se është fushatë kundër një partie të opozitës?

Ambasadorja Kim: Mendoj që këto i heton dhe vendos SPAK. Nuk është diçka për diplomatët, apo politikanët apo gazetarët…

Blendi Fevziu: Jo, sepse kjo çështje e lobimit në Shtetet e Bashkuara ka nevojë edhe për ndihmën e institucioneve amerikane. Pa ndihmën e institucioneve amerikane, nuk mund ta hetojnë çështjen?

Ambasadorja Kim: Po, si parim i gjerë, i përgjithshëm, kur marrim një kërkesë për informacion nga partnerët e ligjzbatimit kudo në botë dhe ku kemi atë që njihet si traktat i ndihmës ligjore të ndërsjellë, përpiqemi ta ndihmojmë njëri-tjetrin duke ofruar informacion.

yuri kim ilir meta ilir meta ne spak

Sondazh

Poll