Aktualitet

Tiranë/ Dhunoi gruan dhe fëmijët, gjykata le në burg zjarrëfikësin “hero”

25 Shkurt 2019, 14:36 Nga DOSJA
Tiranë/ Dhunoi gruan dhe fëmijët, gjykata le në burg

TIRANË-  Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për  Lorenc Hatia, i cili u arrestua 2 ditë më parë nga SHÇBA, pasi u akuzua për dhunë në familje.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat lajmëroi pak ditë më parë se ka arrestuar një inspektor të forcave zjarrfikëse në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë sistematike ndaj familjarëve të tij.

Burime thonë se zjarrfikësi i vënë në pranga është Lorenc Hatia, ndërsa arrestimi i tij erdhi pas denoncimit të vetë familjarëve. Referuar burimeve zyrtare të SHÇBA, Hatia është arrestuar dhe do të hetohet për dy vepra penale, atë të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Mësohet se prej kohësh, punonjësi i zjarrfikëses ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij, ndërsa dhuna e ushtuar nuk është vetëm psikologjike, por edhe fizike.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar inspektorin e zjarrfikësve, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve. L.H., akuzohet për veprat penale të ‘Torturës’ dhe ‘Dhunës në familje’. Arrestimi u krye, pasi në mënyrë sistematike dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve”, njoftoi SHÇBA.

Hatia nuk është i panjohur për publikun shqiptar. Dy vite më parë, në 16 mars 2017, kur Biblioteka Kombëtare u përfshi nga flakët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj publikoi foton e tij, si një nga heronjtë që mori pjesë në shpëtimin e pasurisë kombëtare që ndodhej në këtë godinë.

Postimi i Erion Veliajt

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zjarrefikesi burg per zjarrefikesin dhune ne familje lorenc hatia arrestohet zjarrefikesi burg per zjarrefikesin dhune ne familje lorenc hatia

Sondazh

Poll