Aktualitet

Vdekja e babait, Ajola Xoxa gjen forcë dhe i dedikon shkrim: Fjala e fundit që më the ishte “Zemër”, dashuria ime e madh

25 Shkurt 2019, 12:18 Nga DOSJA
Vdekja e babait, Ajola Xoxa gjen forcë dhe i dedikon shkrim: Fjala e fundit

TIRANË- Një ditë pas ndarjes nga jeta të publicistit Arben Xoxa, e bija, Ajola Xoxa, i ka shkruar një dedikim në rrjetet sociale.

Xoxa, gruaja e kryetarit të Bashksië Tiranë, tregon se fjala e fundit që i ati tha para se të ndahej nga jeta ishte “zemër”.

Xoxa, thotë se ndihet me fat që është rritur nga një burrë që gjithnjë ndihmoi ata që kishin nevojë.

Dedikimi i plotë:
I dashur babi im aq i shtrenjtë,
të humbëm pas një lufte të vështirë e plot dhimbje me një monstër siç është kanceri. Unë dhe mami të mbajtëm në krahët tona deri në frymëmarrjen e fundit; deri në rrahjen e fundit të zemrës tënde plot dritë, ta mbajta dorën aty përmbi kraharor. Kam një dhimbje therrëse sikur shpirti të më jetë çarë në dysh.
Shpirti i yt i mrekullushëm iku në paqe, i mbuluar në të bardhë siç edhe jetove, i ndriçuar nga drita e gjithë mirësisë dhe dashurisë që pate në zemër dhe mençurisë që pate në mendje nga fillimi i jetës e deri në fund.
Gjatë gjithë jetës tënde i dhe veç bardhësi e dritë kujtdo pate pranë, ndihmove këdo munde, sa herë munde, edhe kur mundësitë i kishim të vogla, ti gjithmonë deshe t’i ndihmoje ata që kishin nevojë. Nuk pate kurrë, kurrë urrejtje në shpirtin tënd, vetëm dashuri. Edhe me ata që deshën të të bëjnë keq, ti kishe forcën të ishe i butë, i mirë, gjithmonë i buzëqeshur.
Edhe fjala e fundit që the në këtë jetë ishte “Zemër”, kaq shumë ndriçonte shpirti yt i bardhë.
Ti ishe një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm! Unë dhe mami patëm kaq shumë fat që të patëm ty si udhërrëfyes! Dhe kjo është ndoshta arritja më e madhe që mund të ketë një njeri në jetë babi im i mirë: ti e shtrëngove fort familjen tonë dhe bëre që ajo të ishte më e qeta dhe më e lumtura në botë. Gjithmonë thonim: a ka vallë të tjerë si ne të tre?
Ishe njeriu më inteligjent që njoha ndonjëherë, i etur për dije deri në fund. Ishe njeriu me shpirt më të pastër që njoha ndonjëherë, më i sinqerti që njoha ndonjëherë, më fisniku që njoha ndonjëherë, me buzëqeshjen më të ëmbël që kam parë ndonjëherë.
Ti ishe dashuria ime e madhe, heroi im, shkëmbi im i sigurt, mësuesi im, shoku im më i mirë!
Të dua shumë baba! Me të gjithë forcën e dashurisë që ndonjëherë ka ndier njeriu për njeriun!
Të dua përgjithmonë!

Arben Xoxa u nda nga jeta ditën e djeshme pas një lufte me një sëmundje të pashërushme në moshën 67-vjeçare. (Lexo ketu). 

Ai lindi në Tiranë në 1 maj 1952. Xoxa është djali i Dhurata dhe Jakov Xoxa. Studioi gjuhë-letërsi dhe u specializua si kritik arti, gjithmonë me rezultate të shkëlqyera.

Më pas punoi për shumë vite si pedagog në Universitetin e Tiranës, drejtues në Ministrinë e Arsimit, Akademinë e Shkencave, RTSH dhe më pas prej vitit 1996 si Drejtor i Shtëpisë Botuese Enciklopedike, duke i qëndruar pranë dashurisë së tij më të madhe profesionale, librave.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ajola xoxa arben xoxa ndahet nga jeta publicisti ajola xoxa arben xoxa ndahet nga jeta publicisti

Sondazh

Poll