Aktualitet

Vrasja për borxhin e pashlyer/ Hakmarrje në Gjirokastër, tritol vëllait të Enrik Llukës, i deformohet fytyra

25 Shkurt 2019, 12:34 Nga DOSJA
Vrasja për borxhin e pashlyer/ Hakmarrje në Gjirokastër, tritol

GJIROKASTËR-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shtëpëz në Gjirokastër. Vitjon Llukës iu vu tritol mesditën e sotme, teksa ishte duke kullotur bagëtitë.

I riu ka parë një objekt të çuditshëm, të mbështjellë me letër dhe është ulur për t’a hapur.

Lënda plasëse i ka shpërthyer në fytyrë dhe është dëmtuar në masë të madhe edhe në trup. Fytyra e Vitjon Llukës është deformuar duke sjellë edhe spostimin e nofullës së poshtme.

I riu është transportuar me urgjencë në spitalin Omer Nishani në Gjirokastër, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur “Hani” (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,” Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Vitjon Lluka i është nënshtruar menjëherë një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje, pasi 3 vite më parë, vëllai i të riut ka vrarë Dorjan Llukën.

Ngjarja e 23 mars 2016, kushërinjtë që u vranë për ‘borxhin’ e pashlyer

Më 23 mars të 2016-ës, në kthesën e fshatit “Andon Poçi”, u vra me armë zjarri Dorian Lluka, 29 vjeç dhe ngeli i plagosur i vëllai i tij Birbil Lluka.

Autori i ngjarjes ishte Enrik Lluka. Sherri mes kushërinjve erdhi pasi viktima i kërkonte autorit një sasi parash që pretendonte se ai ia kishte borxh.

Pas debateve verbale, konflikti ka degraduar në sherr fizik. Pasi Lluka dhe i vëllai i kërkuan paratë, autori u zu me ta.

Më pas ai shkoi në banesë dhe iu zuri rrugën të rinjve, ku vrau edhe Dorjan Llukën. Që nga dita e atentatit, Enrik Lluka është ende i shpallur në kërkim, dhe nuk është arrestuar nga policia.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me tritol dorjan lluka vitjon lluka vrasja e dorjan llukes atentat me tritol dorjan lluka vitjon lluka vrasja e dorjan llukes

Sondazh

Poll