Art&Argëtim

Dedikim për ish të dashurën!? Don Xhoni tregon një pjesë nga teksti i këngës në bashkëpunim me Era Istrefin

Reperi shpesh shfaqet në rrjete sociale duke treguar pak nga përditshmëria e tij dhe në një nga Instastory-t e tij të para disa muajve teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘.

28 Shtator 2022, 19:22 Nga e.k
Dedikim për ish të dashurën!? Don Xhoni tregon një
Don Xhoni

TIRANË- Don Xhoni është pa diskutim një nga reperërt më të dashur për publikun. Që në fillimet e tij ai ka fituar zemrën e publikut me zërin e tij duke u bërë mjaft i ndjekur thuajse nga çdo grupmoshë.

Reperi shpesh shfaqet në rrjete sociale duke treguar pak nga përditshmëria e tij dhe në një nga Instastory-t e tij të para disa muajve teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘.

Dedikim për ish të dashurën!? Don Xhoni tregon një

Pas këtij veprimi, Don Xhoni dhe Era u fotografuan së bashku, gjë që shkaktoi shumë ‘zhurmë’ në rrjet se çfarë i lidh dy artistët. Krahas fotos me Istrefin reperi shkruan "e bukur si ruse". Kujtojmë se reperi lidhjen e tij të fundit e ka pasur pikërisht me një ruse. Dysdhja shfqeshin të lumtur krah njëri-tjetrit teksa postonin fotot nga pushimet në Dubai. Nuk dihet ende arsyeja e ndarjeses së çiftit por mesa duket i paska mbetur pishman.

E pak më parë, teksa reperi i hitit ‘Katile’ ka ripostuar foton e tyre së bashku krahas na ka zbuluar pak nga teksti i këngës dhe duke marrë parasysh historinë e tij të së kaluarës me modelen ruse, na bëntë mendojmë se mund të jetë një dedikim për të, por na duhet të presim deri nesër që ta zbulojmë.

don xhoni era istrefi

Sondazh

Poll