Aktualitet

54 shkelje e favorizime të burgosurish, lihen në detyrim paraqitje 18 zyrtarët e burgut të Fierit

Pas shkeljeve të konstatuara gjatë hetimeve, prokurori Valikaj kërkoi masën e arrestit në shtëpi për të gjithë efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

29 Shtator 2022, 14:57 Nga F.M
54 shkelje e favorizime të burgosurish, lihen në detyrim paraqitje 18
Burgu i Fierit

TIRANË- 18 efektivët, punonjës në burgun e Fierit kanë janë lënë sot në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’. Ata kanë dalë sot para togave të zeza për vlerësimin e masës së sigurisë pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Pas shkeljeve të konstatuara gjatë hetimeve, prokurori Valikaj kërkoi masën e arrestit në shtëpi për të gjithë efektivët, por Gjykata e Tiranës vendosi të linte në fuqi masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Të akuzuarit:

Gerald Nonaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Ervis Alliaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor (larguar nga detyra sistemi burgjeve) i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Bashkim Meçi, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Policisë i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Eris Isufaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Kujdesit Social, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Albi Rezhda, me detyrë ish Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, i dyshuar për “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Dorjan Nukaj, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore (i Komanduar), i dyshuar për veprën penale ““Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Arbëri Gjërmeni, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Enflor Hoxha, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Shëndetësisë (i komanduar), i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularve”, “ Shpërdorim detyre”

Florida Mata me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës e dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “Vjedhje të energjisë elektrike” dhe “Shpërdorim detyre”

Fatos Lika, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Policisë i komanduar në këtë detyrë dhe shefit të regjimit të brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”,

Neritan Xhaferri me detyrë Specialist i Regjimit të Brendshëm, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Mato Mataj me detyre Specialist i regjimit të brendshëm i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Ermal Liçaj me detyrë Specialist i sektorit social i dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Xheniana Buzi me detyre Specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Denisa Bendaj me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Sidorela Vogli me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Jonida Qato me detyre specialist i sektorit social e dyshuar për kryerjen e veprave penale ”Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “ Shpërdorim detyre”

Eduart Rrapaj administator i njësisë tregtare në IEVP Fier, me NIUS L53226406A, i dyshuar se ka konsumuar element të veprës penale “vjedhje të energjisë elektrike” në bashkëpunim me punonjës të IEVP Fier.

Por ç'ka ndodhur në burgun e Fierit?

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.

Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

aksioni ne burgun e fierit burgu i fierit

Sondazh

Poll