Aktualitet

E RËNDË në Dibër! E mitura konsumon mbidozë ilaccesh, tenton të vetëflijohet pas dhunës barbare të të atit

Gjithashtu 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur, e cila ka tentuar më pas vetëvrasjen, duke konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

29 Shtator 2022, 14:39 Nga e.k
E RËNDË në Dibër! E mitura konsumon mbidozë ilaccesh,
Policia e Dibrës

DIBËR- Një 42-vjeçar i identifikuar me incialet H.R është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu 42-vjeçari ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur, e cila ka tentuar më pas vetëvrasjen, duke konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

policia e dibres diber

Sondazh

Poll