Aktualitet

Masakroi dhe groposi 8-vjeçarin/ Çalamani nuk paraqitet, shtyhet për herë të dytë seanca

Çështja ndaj Calamanit është shtyrë, pasi nuk janë paraqitur në seancë as i pandehuri dhe as familjarët e viktimës.

29 Shtator 2022, 14:01 Nga A.B
Masakroi dhe groposi 8-vjeçarin/ Çalamani nuk paraqitet, shtyhet
Klodian Calamani

FIER- Ditën e sotme është shtyrë për herë të dytë në gjykatën e Fierit gjykimi i çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”. 

Çështja ndaj Calamanit është shtyrë, pasi nuk janë paraqitur në seancë as i pandehuri dhe as familjarët e viktimës.

Në seancën e datës 22 korrik në gjykatën e Fierit, me gjyqtare Erlanda Agaj dhe prokurore Suela Beluli është marrë në shqyrtim kërkesa e Prokurorisë Fier me objekt: “Dërgimin për gjykim të çështjes penale në ngarkim të personit nën hetim Klodian Çalamani, i akuzuar për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjecari Mateo Vasiu.

Në 15 qershor Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

Klodian Çalamani, më 16 nëntor 2021 rrëmbeu, vrau dhe më pas varrosi në oborrin e banesës së tij të miturin, por u arrestua në të njëjtën ditë pasi u dallua direkt vendi i sapopunuar në oborr, ku ishte groposur i riu. Ngjarja tronditi në atë kohë vendin, duke bërë që familjarët por edhe qytetarë të nisin një peticion për mbledhjen e firmave, në mënyrë që në vend të rikthehet dënimi me vdekje.

klodian calamani

Sondazh

Poll