Aktualitet

Artan Hoxha: Policia e Shtetit shpalli në kërkim të vdekurin për të mbyllur hetimet për atentatin ndaj Metës

Hoxha tha se nëse Shurdhi do të ishte gjallë, dosja e atentatit ndaj Metës do të ishte ende e arkivuar dhe se asgjë nuk do të ishte zbardhur ende.

29 Shtator 2022, 13:32 Nga F.M
Artan Hoxha: Policia e Shtetit shpalli në kërkim të vdekurin
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se fajësimi i Dorian Shurdhit për atentatin ndaj Kujtim Metës nga autoritetet shqiptare pasi kishte ndërruar jetë për të mbyllur dosjen. I ftuar në 'Abc', Hoxha tha se nëse Shurdhi do të ishte gjallë, dosja e atentatit ndaj Metës do të ishte ende e arkivuar dhe se asgjë nuk do të ishte zbardhur ende. 

"Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar kryesor për këtë atentat. Kam frikë se ky person po të ishte gjallë ajo ngjarje do të ishte e ende e arkivuar. Unë dyshoj se autoritetet shqiptare e kanë shpallur në kërkim një ditë pas vdekjes pikërisht për t’i ngarkuar fajin për atentatin si njeriu i dyshuar kryesor për këtë atentat. Kam frikë se ky person po të ishte gjallë ajo ngjarje do të ishte e ende e arkivuar,"- tha Hoxha.

Dorian Shurdhi, 39-vjeçari, që u shpall në kërkim nga Policia e Lushnjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 44-vjeçarit Kujtim Meta, ngjarje e ndodhur më 20 Prill 2022 ka ndërruar jetë në Belgjikë. Shurdhi është dhunuar nga disa persona dy javë më parë, në ditët e para të muajit Shtator 2022. Për dy javë, i riu ka qëndruar në koma dhe mbrëmjen e 27 shtatorit ka ndërruar jetë. Por, Policia e Shtetit nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht rastin e Shurdhit për shkak të hakërimit nga iranianët. Dosjet janë të paaksesueshme për momentin.

Kujtim Meta u plagos më 20 Prill në Lushnje. 44-vjeçari ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale. 44-vjeçari u shtrua në Spitalin e Traumës, aty ku mori mjekimin nga bluzat e bardha. Në media u bë e ditur se Meta nuk ishte shënjestra e atentatit por atentatori e ka ngatërruar me dikë tjetër.

artan hoxha dorian shurdhi kujtim meta

Sondazh

Poll