Aktualitet

"Dogjën pyll dhe thanë se ishte drogë"/ Hoxha: Efektivi i Velipojës i shkroi Ramës për parcelat me kanabis, paguan 3-4 mijë euro në polici

Sipas gazetarit, në Velipojë është bërë dhe një aksion për djegien e një sasie të madhe kanabisi, por që në të vërtetë është djegur një sipërfaqe e madhe pyjore. 

29 Shtator 2022, 13:53 Nga F.M
"Dogjën pyll dhe thanë se ishte drogë"/ Hoxha: Efektivi
Edi Rama

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se vetë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ish-Drejtori i Ppërgjithshëm i Policisë, Gledis Nano kanë marrë informacione në rrugë zyrtare për pacelat të shumta me kanabis në Velipojë. I ftuar në 'ABC', Hoxha tha se një efektiv ka raportuar gjithçka me emra policësh që kishin marrë para për të 'mbuluar' trafikun e drogës. Sipas gazetarit, në Velipojë është bërë dhe një aksion për djegien e një sasie të madhe kanabisi, por që në të vërtetë është djegur një sipërfaqe e madhe pyjore. 

"Ka qenë një detyrë e ish-drejtorit të Policisë, Gledis Nanos që e kanabisin të mos tolerohej askush. Shkodra ka qenë më problematikja. Kemi denoncuar dhe vrasjet e ndodhura më herët. Ndodhën 4 ngjarje më pas që kishin si synim efektivët e policisë kriminale. Policia goditet kur ajo vepron. Të katërta rastet në Shkodër nuk janë zbuluar as sot e kësaj dite. U goditën mjetet e këtyre policëve me eksploziv. Në Velipojë, në muajin qershor ishin 200 mijë rrënjë kanabis. për rastin e Velipojës u arrestuan policët, por më pas u liruan sepse ata kishin informuar që kishteë kultivim kanabisi në zonën e tyre, në fushën e kombinuar me misër. Në Shqipëri arrestojnë dhe kryeplakun që nuk ka lidhje, po i fusin ata. Plotësojnë statistikën. Ata kishin raportuar për çdo detaj që dinin në lidhje me parcelat e mbjella dhe me të gjitha. Kanë njoftuar edhe kryeministrin. Dhe, jo vetëm që nuk janë marrë masa, por janë shitur emrat e personave që kanë raportuar ku ishin parcelat. Ishte njoftuar edhe ministria e Brendshme e çdo njeri. Kam kopje vendimi dhe ky informacion është nisur në njësinë Temal në Vaun e Dejës. I është nisur Ramës me numër protokolli 128, mban datën 2 gusht 2022. Informacioni ju nis Ramës, Çuçit dhe Nanos. Personi që e shkruan thotë, informoj se ka persona që kultivojnë kanabis dhe mbrohen me njerëz të armatosur. Personi në fjalë referon dhe punonjës policie që ka ndihmuar grupet kriminale që paguajnë nga 3-4 mijë euro për parcelë. Në letër thuhet dhe është djegur një sipërfaqe pylli dhe është raportuar se është djegur kanabisi. Nuk ka ndodhur kjo gjë,"- tha Hoxha ndër të tjera. 

artan hoxha

Sondazh

Poll