Aktualitet

Vranë shqiptarin dhe i plagosën të vëllain, lihen në burg dy autorët në Britani (EMRAT)

Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe përmes dritares së banjos hynë në banesë ku gjetën shqiptarët Renato Geci, 21 vjeç dhe vëllain e tij Vilson Geci, 29 vjeç.

29 Shtator 2022, 09:46 Nga A.B
Vranë shqiptarin dhe i plagosën të vëllain, lihen në
Jason Sebran (majtas) Shaddai Smith (djathtas) Renato Gecit (në mes)

BRITANI- Jason Sebran dhe Shaddai Smith janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Renato Geci gjatë një përpjekjeje për të rrëmbyer rreth 100,000 paund drogë nga një plantacion kanabisi.

Dy personat u futën në një shtëpi në Granville Avenue, Hounslow, në perëndim të Londrës, më 22 mars të vitit të kaluar. Prona ishte baza e një operacioni “të sofistikuar” për të kultivuar më shumë se 200 bimë kanabisi me një vlerë të vlerësuar prej 95,000 paundësh. Smith dhe Sebran u ngjitën në një shkallë dhe përmes dritares së banjos hynë në banesë ku gjetën shqiptarët Renato Geci, 21 vjeç dhe vëllain e tij Vilson Geci, 29 vjeç.

Prokurori Crispin Aylett KC deklaroi para juristëve se nisi një luftë e dhunshme me Smithin duke rrëmbyer një thikë nga kuzhina dhe Sebran ishte i armatosur me një kaçavidë.

“Renato u godit për vdekje me thikë, si dhe u godit me kaçavidë”, tha prokurori.

Më pas dy hajdutët u larguan nga dritarja, duke dalë nga banesa. Pas arrestimit të tij, Smith pranoi se do të vidhte lokalet dhe pretendoi se ishte sulmuar. Sebran i tha policisë se dikush tjetër kishte hyrë në shtëpi ndërsa ai priste jashtë në makinën e tij. Përshkrimi i Vilson Gecit për tatuazhet e një sulmuesi përputhej me shkronjat dhe numrat në krahët e Sebranit që ishin ditëlindjet e dy fëmijëve të tij.

Juria diskutoi për gati 25 orë për të shpallur Smith dhe Sebran fajtorë për vrasje dhe plagosje me dashje./Burimi: Echo.news.uk

renato geci jason sebran shaddai smith vilson geci

Sondazh

Poll