Aktualitet

Sot dita e lindjes e Bujar Nishanit, vajza e tij prek me postimin: Shkoi ora 12 dhe unë s'të uroj dot

Familja e tij ia ndjen mungesën dita ditës por dhimbja shtohet në këtë ditë të veçantë.  

29 Shtator 2022, 09:32 Nga A.B
Sot dita e lindjes e Bujar Nishanit, vajza e tij prek me postimin: Shkoi ora 12
Bujar Nishani dhe vajza

TIRANË- Ditën e sotme, ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani do të festonte ditëlindjen e tij të 56-të, mirëpo fatkeqësisht u nda nga jeta për shkak të Covid. Familja e tij ia ndjen mungesën dita ditës por dhimbja shtohet në këtë ditë të veçantë.  

Vajza e ish-presidentit, Fiona Nishani ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku duket krah të atit të ndjerë, dhe shkruan: “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”.

Sot dita e lindjes e Bujar Nishanit, vajza e tij prek me postimin: Shkoi ora 12

Nishani ndërroi jetë në muajin maj , pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore në një spital në Gjermani ku ishte shtruar. Ish presidenti u dërgua për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

bujar nishani

Sondazh

Poll